Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni i SPAK me Antimafian/ Gazetarja: Vrasja e 2025 zbuloi aktivitetin kriminal, Igli Kamberi “truri” i grupit

schedule13:41 - 26 Maj, 2026

schedule 13:41 - 26 Maj, 2026

TIRANË- Një operacion nga SPAK dhe Antimafia në Bari goditi një grup kriminal me aktivitet në pastrimin e parave që vijnë kryesisht nga trafiku i drogës. Dhjetë masa sigurie janë vendosur nga Gjykata e Posaçme në Tiranë dhe 5 të tjera në Itali.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, tha në një konferencë me autoritetet italiane se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro, ndërsa nga GJKKO janë sekuestruar edhe llogari bankare dhe prona që vijnë nga aktivitete kriminale.

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia, tha se koka e grupit është Igli Kamberi,  dyshohet si i përfshirë në vrasjen e berberit  26-vjeçar nga Barletta, Francesco Diviesti, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vdekur katër ditë më vonë.



Po ashtu, gazetarja theksoi se krahu tjetër që konsiderohet bashkëpunëtori i Kamberit është dhe Ergys Kastrati, i cili u vu në pranga në Tiranë. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh, si nga autoritetet shqiptare ashtu edhe ato italiane.

Më tej, gazetarja u shpreh se këta dy persona me anë të grave të tyre dhe familjarëve ushtronin aktivitetin e paligjshëm të pastrimit të parave.

“Vrasja në 2025 zbuloi grupin kriminal. Kamberi akuzohet për vrasje në Itali. U finalizua me lëshimin e 15 masave të sigurisë, dhjetë  nga SPAK dhe pesë në Itali, Igli Kamberi, i përfshirë dhe ne vrasje.  Në Shqipëri u arrestua bashkëpunëtori i tij Ergys Kastrtati. Janë dhe katër femra, për të cilat ka pasur masa më të buta sigurie.

Deri tani janë 1 milion euro cash. Roli i grave ka qenë transportimi i parave, për çështjen e hapjes së bizneseve në emër të tyre. Kanë pasur rol kryesohet për pastrimin e parave.

Drejtuesi kryesor në Itali dhe ai që ishte bashkëpunëtor në Shqipëri janë arrestuar. Nga hetimet mund të dalin emra të tjerë. Bazë e grupit kriminal që vepronte në Itali ishte në Pulia, ndërsa baza tjetër në vendin tonë është Tirana”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!