Operacioni i SPAK, kush dezinformoi? Karamuço: Emrat që dolën s’kanë lidhje me inceneratorin e Tiranës. Prokuroria po heton ‘burimin zero’

schedule20:16 - 26 Qershor, 2024

schedule 20:16 - 26 Qershor, 2024

SPAK hodhi poshtë të mërkurën disa informacione të dhëna në disa media një ditë më parë për një operacion dhe arrestime në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Në një reagim për shtyp, prokuroria e posaçme tha se po vijon hetimet dhe se nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço theksoi se nga emrat që dolën nuk po hetohen në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Në një lidhje live për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai tha se SPAK po heton për burimin zero që nxori informacionin për këtë çështje.

“Hamendësimet kanë dy javë që kanë filluar që me kontrollet në banesat e disa personazheve. Ata janë kontrolle rutinë, është në vijimësi të hetimit. Filluan fjalët dhe hamendësimet që nga ajo kohë deri dje në darkë u shtuan zërat që mund të kishte arrestime për inceneratorin e Tiranës. Pastaj filluan që të vinin emra. Pastaj filluan të vijnë flukse të mëdha të emrave. Ishin emra të njohur por nuk bënte sens diçka, që disa emra që mbërrinin nuk kishin të bënin fare me inceneratorin e Tiranës. Kontrollohen për çështje të tjera.

Pra u kuptua që diçka ishte sajuar, po bëhej me dashakeqësi ose kërkohej një dezinformacion. Ka vijuar më pas që këto gjëra të shpërndaheshin nëpër portale. Nuk ka kaluar pa dhimbje koke dhe tensione brenda SPAK gjithë kjo histori. Dumani ka qenë i kujdesshëm në prononcim, duke thënë se nuk ka pasur operacion të brendshëm. Pra nuk përjashton që në të ardhmen masa ndaj personavce konkretë por dje nuk ka ndodhur asgjë. Jam në dijeni që ka nisur një hetim i brendshëm për burimin zero, që nëse ka diçka të vërtetë që ka dalë, kush e ka nxjerrë gazetarët nuk kanë bërë thjesht deduksion dhe imagjinatë.”, u shpreh Karamuço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!