Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirë strukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Baza e saj ishte në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine.
Koka e organizatës kriminale sipas SPAK është Suel Çela, i cili kishte për qëllim eliminimin e të gjithë konkurrentëve dhe rivalëve në qytetin e Elbasanit, me qëllim kontrollin e plotë të trafikut të drogës.
Ndërkohë këtë të mërkurë, gjykata pritet të japë masat e sigurisë për të arrestuarit. Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se seanca ka nisur prej orës 09:00 në gjykatën e posaçme ku do të vijojë me komunikimin e masave të sigurisë.
/abcnews.al/