Operacioni i SPAK, biznesmeni Pëllumb Gjoka dyshohet i përfshirë në vrasje, urdhër arrest edhe për Martinaj

schedule14:10 - 27 Korrik, 2023

schedule 14:10 - 27 Korrik, 2023

Mbrëmjen e së mërkurën në disa qytete është zhvilluar një operacion i madh policor ku janë arrestuar policë dhe zyrtar të tjerë policor mes të cilëve edhe prokurori i Kukësit dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se masa e arrestit me burg ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, është lëshuar pasi dyshohet se është përfshirë ne vrasje e grup të strukturuar kriminal.

Gjithashtu masa sigurie është lëshuar edhe për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj i cili prej një viti ka humbur gjurmët.

Sipas SPAK Martinaj është përfshirë në një vrasje që ka ndodhur në Shkoder në vitin 2020.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!