Një operacion i rrallë është kryer nga mjekët e spitalit Universitar Nënë Tereza. Ndërhyrja i shpëtoi jetën një 9-vjeçari të diagnostikuar me kancer të trakesë.
Masa tumoriale në trakenë e qafës pengonte kalimin dhe nxjerrjen e ajrit. Me këtë lloj kancer janë të prekur 10 persona në botë.
Në këto kushte u kërkua operim i menjëhershëm duke hequr një pjesë të trakesë të prekur.
Në një mesazh në Facebook ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësoi stafin e Kirurgjisë Infantile në Pediatrinë e Tiranës, duke e cilësuar si punë të jashtëzakonshme operacionin e kryer që i shpëtoi jetën 9-vjeçarit.
Pas operacionit, i vogli është kthyer në shtëpi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./Abcnews.al/