Kryhet operacioni i rrallë në QSUT, rimodelim i kafkës te foshnja 10 muajshe

schedule15:37 - 12 Nëntor, 2022

schedule 15:37 - 12 Nëntor, 2022

Një operacion i rrallë është kryer për herë të parë nga mjekët e spitalit Nënë Tereza. Një foshnjë10 muajsh i është nënshtruar rimodelimit të kafkës së kokës, një ndërhyrje që zgjati 7 orë.

“Është bërë një punë fantastike, për herë të parë në spitalet tona.”

Nëna e djalit shprehet e emocionuar për rezultatin e arritur.

“Jam shumë e kënaqur për çfarë keni bërë për djalin tim.”

I vogli që iu nënshtrua ndërhyrjes së rrallë kirurgjikale ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al/