Barcelona po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, teksa ka bërë edhe afrimet e para në skuadër.
Franck Kessie dhe Andrea Christensen janë dy lojtarët e zyrtarizuar te katalanasit, teksa përveç afrimeve në “Camp Nou” po merrem edhe më çështjet e rinovimeve të kontratave më lojtarë të rëndësishëm për fanellën e Barçës.
Por Xavi Hernandez ka nevojë edhe për largime lojtarësh për t’iu bërë vend afrimeve dhe për këtë jashtë planeve të trajnerit spanjoll janë plot 5 futbollistë të cilëve iu është bërë dalje.
Sipas “SPORT”, raportohet se Riqui Puig, Neto, Oscar Mingueza, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Moussa Wague të gjithë u është thënë se nuk kanë të ardhme në klub, me spanjollin që dëshiron të rimodelojë formacionin titullarë me blerjet e tij.
Asi i Leeds United, Raphinha dhe ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski janë deri më tani objektivat e Xavit në këtë merkato. /f.a/abcnews.al