Operacioni “Basti” në Berat, ndalohen tre shpërndarësit e heroinës

schedule11:21 / 14/09/2018

Tre persona të cilët dyshohet se shpërndanin heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Beratit u vunë në pranga. Ata janë Nikolin Çipi, 42 vjeç, Sokol Shehu, 48 vjeç, dhe Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik u gjetën këtyre shtetasve 8 doza, lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Operacioni u krye në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, të Beratit. /abcnews.al

schedule11:21 / 14/09/2018