Operacioni “Bad spin 9″/ Baste sportive online, 9 të arrestuar në Tiranë, një në kërkim

schedule14:01 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 14:01 - 6 Dhjetor, 2024

Nëntë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Bad spin 9” kundër organizimit të lojërave të fatit në Tiranë.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 9 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Një tjetër është shpallur në kërkim.

10 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!