Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni antiterror në Pukë/ Dy të armatosur në banesë, njëri prej tyre ish-komando në ushtri

schedule19:32 - 24 Nëntor, 2025

schedule 19:32 - 24 Nëntor, 2025

Një aksion po zhvillohet në fshatin Orosh nga RENEA dhe Policia, teksa kanë rrethuar një banesë, ku ndodhen disa persona të armatosur. Zona në të cilën ndodhet shtëpia është mes Kryeziut të Mirditës dhe Iballës së rrethit Pukë.

Deri më tani janë identifikuar dy persona të armatosur, Arben Uka i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori dhe 24-vjeçari Julian Çumaraku.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje vëllain e Julian Çumrakut si një person që mund të ndihmoj për të negociuar dhe do të shihet nëse do të ketë një neutralizim të situatës. Prej më shumë se 5 orësh vijon rrethimi i banesës në Orosh ku këta persona prej më shumë se 1 muaji ndodheshin në banesë.

Arben Uka dhe Julian Çumraku mendohet se kanë qenë më parë në Siri dhe i përkasin organizatave terroriste. Arben Uka i njohur edhe si Hamza Uka sipas informacionëve ka qene edhe Komando ne Ushtrine shqiptare.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!