Operacioni antidrogë në Tiranë/ Njëri nga të arrestuarit, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje

schedule12:03 - 15 Gusht, 2023

schedule 12:03 - 15 Gusht, 2023

Besnik Mujeci, një nga pesë të arrestuarit nga operacioni koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal që trafikonte nga Kosova në Shqipëri lëndë narkotike ekstazi MDMA, rezulton të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Më konkretisht, ai është anëtar i asamblesë komunale të Prishtinës.

Dy nga pesë të arrestuarit janë nga Prishtina. Këta persona së bashku me tre të tjerët nga Tirana transportonin drogën ekstazi nga Prishtina drejt Tiranës me linjat e autobusëve dhe më pas përdornin makina me qira për ta shpërndarë nëpër qytetet, kryesisht bregdetare dhe në zona publike.

Policia sekuestroi 11 300 tableta ekstazi dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro. U sekuestruan gjithashtu një automjet si dhe 5 aparate celulare. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie ose edhe lënien e mjeteve si garanci./abcnews.al