GJKKO ka lënë në burg tre personat e arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që operonte në shtetin francez për trafik të lëndëve narkotike. Në burg do të qëndrojnë Redian Doda që konsiderohet edhe si drejtues i grupit si dhe Zabit Fisniku e Fabi Isaku, të tre të arrestuar në Shqipëri.
Nga ana tjetër, autoritetet franceze kanë vënë në pranga edhe 16 persona të tjerë ndërsa ka sekuestruar edhe lëndë narkotike të llojit kokainë e heroinë me vlerë rreth 1 milionë euro.
Po kështu në sekuestro janë vendosur edhe disa llogari bankare, automjete dhe pasuri të tjera të paluajtshme të krijuara nga ky aktivitet kriminal./abcnews.al