Detaje të reja mësohen nga operacioni që po zhvillohet nga policia e Tiranës kundër shpërndarësve të drogës. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se operacioni është shtrirë në disa qytete por vetëm në Tiranë janë lëshuar 112 urdhër arreste dhe janë arrestuar 80 persona.
Sipas burimeve është sekuestruar mbi 3 kg kokainë. Përveç kokainës, sasia e kanabisit të kapur është edhe më e madhe pasi nuk është peshuar ende. Gazetarja raporton gjithashtu se është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë.
Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Të përfshirë në shpërndarjen e kanabisit, kokainë e heroinë ka edhe vajza. Të arrestuarit janë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim ndërsa një pjesë me blerje të stimuluara./abcnews.al