Operacione të befasishme, kontrollohen mbi 100 makina luksoze

schedule10:25 - 9 Shkurt, 2020

schedule 10:25 - 9 Shkurt, 2020

Policia e Shtetit prej mbrëmjes së djeshme ka ushtraur kontrolle në të gjithë vendin. Sipas burimeve nga policia e shtetit në total në të gjithë vendin janë nënshtruar verifikimeve mbi 100 automjete luksoze të cilat janë të vit prodhimit nga 2016-2020.

Të njëjtat burime sqarojnë se pjesa më e madhe janë liruar ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë të bllokuar për shak se pritet informacion nga vendi i origjisës së prodhimit të makinës. Ndërsa ky aksion për verifikimin e automjeteve të luksit, është bërë pasi mund t’i vij në ndihmë edhe OFL për verfifikimet që po kryhen.

Gjithashtu për personat e shoqëruar në të gjithë vendin nuk është konstatuar ndonjë person me rrezikshmëri kriminale, por janë duke u mbajtur nën vëzhgim, pasi disa prej tyre janë përdorues të lëndeve narkotike. Operacioni vijon në të gjitha vendin, ku kryhen kontrolle të befasishme.

Burime nga Policia e Tiranës i thanë gazetares Glidona Daci se në Tiranë janë 9 mjete të sekuestruara dhe po verifikohen. Deri më tani, bëhet e ditur se nuk ka mjete të bllokuara si të parregullta. Pas sekuestrimit, mjeteve u kontrollohet dokumentacioni, verifikohen në sistem nëse janë të vjedhura dhe u kontrollohet gjithashtu shasia nëse u kanë bërë ndërhyrje.

Ky aksion per verifikimin e automjeteve te luksit, eshte bere pasi mund t’i vijë ne ndihme edhe Operacionit Forca e Ligjit.

Ndërkaq, janë 37 makina në total që do të vendosen nën sekuestro pasi janë makina të blinduara dhe ka dyshime se janë përdorur nga persona të inkriminuar.

Gjithashtu për personat e shoqëruar, 134 në total, nuk është konstatuar ndonjë person me rrezikshmëri kriminale, por janë duke u mbajtur nën vezhgim, pasi disa prej tyre janë perdorues të lëndëve narkotike.

Pjesë e aksionit të shtrirë në disa qytete të vendit jane bërë disa struktura të Policisë së Shtetit, si: FNSH, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor. Sipas policisë, kontrolle të tilla me afat të shkurtër kohor, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!