Operacion policor në Durrës/ Sekuestrohet pallati në zonën e plazhit, dyshohet se u ndërtua me para krimi

schedule09:08 - 23 Tetor, 2024

schedule 09:08 - 23 Tetor, 2024

Një operacion policor po zhvillohet në zonën e plazhit në Durrës, ku është duke u bërë sekuestrimi i një pallati të dyshuar se është ndërtuar me paratë e krimit të organizuar.

Banorët po nxirren me forcë nga apartamentet e tyre, ndërsa forcat e rendit po vijon operacionin.

Ky objekt është nën hetim për lidhje me aktivitete të paligjshme dhe sekuestrimi është pjesë e një operacioni më të gjerë kundër pasurive kriminale.

“Ka qenë një vendim i Gjykatës së Apelit, më parë Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur sekuestro. 3 katet e para funksionojnë si biznes, në katet e tjera jetojnë pjesëtarë të familjes Tuta. Familja Tuta ka apeluar këtë vendim, Apeli ka vendosur të konfiskojë objektin, me konkluzionin se ky objekt është ndërtuar me para kriminale, atë të trafikimit të lëndëve narkotike. Procesi gjyqësor vazhdon në Gjykatën e Lartë, por Agjencia e Aseteve Kriminale ka vendosur që policia të sekuestrojë objektin Banorëve iu është dhënë disa ditë afat për t’u larguar”, raportoi gazetari i ABC News, Leonidha Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!