Operacion në 30 qytete në Turqi, arrestohen 59 persona, mes tyre kreu i DAESH-it

schedule11:34 - 1 Shtator, 2020

schedule 11:34 - 1 Shtator, 2020

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se është arrestuar i ashtuquajturi kreu i DEASH-it për Turqinë.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Soylu ka falënderuar dhe përgëzuar policinë dhe ka informuar për operacionin.

Përveç kreut të DEASH, po ashtu, 59 nga 76 të dyshuar përfshirë edhe 5 ushtarakë në detyrë për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti janë arrestuar në një operacion të ndërmarrë në 30 qytete me qendër Stambollin, kundër strukturimit të organizatës FETO në Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).

Për të dyshuarit e arrestuar vazhdojnë procedurat në polici, ndërkohë që vazhdojnë operacionet edhe për arrestimin e 17 të dyshuarve të tjerë në arrati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!