Policia italiane kanë zhvilluar një operacion të koduar “Kitchen”. Operacioni është realizuar në bashkëpunim me repartet policore në Alessandria, Como, Monza, Brianza, Pavia, Ferrara e Verona si dhe me autoritetet policore të Shqipërisë, Belgjikës, Gjermanisë, Rumanisë e Spanjës.
Sipas mediave italiane operacioni ka çuar në arrestimin e një grupi personash, të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, dëmtimi i qëllimshëm, grabitje, dhe posedimin dhe shitjen e armëve.
Ndërkaq, detajet e operacionit do të jepen parditen e sotme në një konferencë për shtyp në orën 11:00. /abcnews.al