Operacion kundër lojërave të fatit në disa qytete/ Arrestohen dhjetëra persona, sekuestrohen para, drogë dhe një automjet

schedule14:35 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 14:35 - 7 Dhjetor, 2023

Dhjetëra persona janë arrestuar në disa qytete të vendit, në kuadër të megaoperacioneve kundër lojërave të fatit.

Nga aksionet e policisë, zhvilluar në dy faza, në Elabsan janë arrestuar 10 persona ndërsa 5 të tjertë janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar 18 celular, 75 000 lekë, 900 euro dhe 200 paund, 1 automjet.

Ndërkaq, në Vlorë, 4 persona u vunë në pranga dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë. Gjatë aksionit, u sekuestruan 1 telefona, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 11 160 Paund dhe 17 160 Euro.

Në Shkodër, u arrestuan 4 persona dhe u lanë në procedim në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Policia e Shkodrës sekuestroi 2 celularë, 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, doza kanabisi dhe 1 thikë. Ndërkohë në Gjirokastër janë arrestuar 3 persona dhe 2 u proceduan në gjendje të lirë.

U sekuestruan 2 celularë, 1400 euro dhe 240.000 lekë./abcnews.al