Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako e ka konsideruar jashtëzakonisht të vështirë, operacionin për shuarjen e zjarreve në Shëngjin.
Çako u shpreh se pas përfundimit të operacionit, do të ketë bashkëpunim me institucionet, për të bërë një analizë.
Sipas Çakos, situata paraqitet nën kontroll.
“Helikopteri i Forcave të Armatosura ka qenë në operacion gjatë gjithë kohës. Sigurisht, zjarre ka pasur pothuajse në të gjithë vendin. Helikopteri ka qenë në disa vende. Kjo bëri të domosdoshme adresimin e kërkesës e Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Evropiane, ku u mbështetëm, nga avionët italianë. Në momentet më finale, kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetë njerëzish. Pjesë e analizës do të jetë gjithçka e kryer në bashkinë dhe prefekturën e Lezhës. Do bashkëpunojmë me autoritetet. Analiza bëhet pas këtij operacioni, jemi prapë në operacion. Helikopterët janë në proces, po operojnë në Tepelenë. Nuk ka helikopterë për çdo fshat. Jo çdo gjë bëhet nga ajri dhe me helikopter. Të gjitha mjetet janë të nevojshme. Vende të tjera janë djegur dhe kanë pasur humbje jetësh, ka shtete me kapacitete më të larta se tonat, energjia e burimeve njerëzore, përfshirja e të gjithë shoqërisë, është domosdoshmëri. Jemi në momentin e përmbylljes përfundimtare, është një operacion që ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. shtë përshkruar një sipërfaqe e konsiderueshme pylli dhe mali. “, theksoi ai./abcnews.al