Një dhimbje e fortë në kraharor ishte sinjali i parë që mori Kastriot Cani para një viti, per te kryer një ndërhyrje në zemër. 55 vjeçari nga Durrësi, është pacienti i parë në vend që ka kryer operacionin e veçantë në dy arterie me nje prerje minimale.
“Duke punuar vjet me grupin e shokëve ne hekurudhë, në mirëmbajtjen e linjave të traversave, nga mbarimi i punës rreth orës 12:30, u ulëm. Aty më filloi një dhimbje kraharori shumë e fuqishme. Shkova më pas në urgjencë. Kam hyre në operacion e kam dal pas 7-8 orësh, shkoi mirë operacioni.” thote i moshuari
“Rasti në fjalë është kryer te një pacientë me sëmundje multivazale, pra me një sëmundje që prek më shumë se një arterie koronare. Kjo realizohet për herë të parë, duke qenë se pacientët e parë që realizohen me këtë lloj teknike kanë patur të një sëmundje të vetëm një koronare, pas një serie të suksesshme të 6-7 pacientëve që u operuan në këtë teknikë të re, ne shkuam në një hap më tej, duke shkuar tek pacientë me më shumë se një arterie koronare.
Pacienti në fjalë ishte diku te të 60-vjeç, kishte një sëmundje dyvazale, pra dy arterie nga tre artere koronare të prekura nga sëmundja arterioskloretike, ne trajtuan nëpërmjet teknikës T-graft të kombinuar dhe me një hapje diku te 7cm. Operacioni shkoi për mrekulli, pacienti la spitalin ditën e pestë, dhe aktualishzë është në fazën e rikuperimit…” thote mjeku
Ndërhyrja u realizua në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, dhe operacioni zgjati per rreth 6 orë. Sipas specialistëve një ndër përfitimet kryesore të kësaj metode është ulja e rrezikut të infeksioneve pas ndërhyrjes te pacienti, por jo vetem.
Specialistët thonë se në shumicën e rasteve operacionet e revaskukarizimit, apo siç njihet ndryshe si bypass realizimohen me grafte arteriale, pra duke perdorur rrallë venat, dhe kjo sipas tyre përbën një avantazh të lartë në jetëgjatësin e pacientëve.
Po ashtu sipas bluzave të bardha rreth gjysma e ndërhyrjeve kirurgjikale koronare në spitalin e Shefqet Ndroqit, realizohen pa ndalimin e funksionimit të zemrës, gjatë kohës që mjekët operojnë, duke sjell shumë avantazhe për pacientin./abcnews.al