Tre persona, pjesë të një organizate kriminale në Itali,, janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Sammogia”.
Për shtetasit Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho., Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas.
Në total janë 22 të dyshuar, teksa janë sekuestrouar 26,5 kilogram kokainë dhe 11 kilogram marihuanë.
Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali./abcnews.al