Një operacion policor është zhviluar në Caivano të Italisë, pak larg Napolit. Qëllimi i operacionit, në të cilin marrin pjesë më shumë se 400 oficerë policie, është goditja e mafies lokale, Camorra e cila kontrollon një rrjet të trafikut të drogës me përmasa të mëdha.
Në korrik në Kaivano, pesë të mitur dhe një 19-vjeçar përdhunuan dy kushërinjtë 10 dhe 12 vjeç në një palestër të braktisur.
Në një vizitë në rajon javën e kaluar, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua se prania e shtetit në Caivano do të rritej menjëherë dhe do të kthehej legjitimiteti.
Gjatë operacionit të sotëm u sekuestruan koktej molotovi, 150 fishekë, sasi të konsiderueshme parash dhe u gjet një banesë e madhe, në të cilën krimi i organizuar paketonte drogën për shitje në qese të vogla plastike
Në bastisje, përveç policisë, morën pjesë karabinierë dhe burra e gra të ushtrisë italiane. Pas kontrollit një grua u dërgua në komisariatin local, pasi iu gjet drogë sintetike në të brendshme.
/abcnews.al