Operacion “blic” në Shkodër, policia mësyn familjet Bajri dhe Doçi

schedule14:05 - 4 Shkurt, 2020

schedule 14:05 - 4 Shkurt, 2020

Ashtu siç ishte paralajmëruar këtë të martë Forca e Ligjit ka nisur aksionin për sekuestrimin e pasurive të paligjshme në qytetin e Shkodrës.

Në këtë aksion sipas policisë së Shtetit në shenjestër do të jenë edhe dy familje të tjera që dyshohet se e kanë vënë pasurinë përmes veprimtarisë së kundraligjshme.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se pritet që në këtë aksion fillimisht do t’u dorëohen formularët e deklarimit të pasurisë familjes Bajri. Kjo e fundit ka 48 orë kohë që të justifikojë pasurinë.

Sa i përket familjes Doçi, raporton gazetarja, policia ka shkuar sot për t’i sekuestruar pasurinë.

Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës sëbashku me familjen Hajri në 17 janar të këtij viti duke rezultuar me vrasjen dhe groposjen e këtij të fundit.

Ndërkohë paraditen  e kësaj të marte, policia i kërkoi Lulzim Berishës dhe familjes Çapja nga Elbasani që të justifikonin pasurinë brenda 48 orëve, në të kundërt do t’u sekuestrohej.

Operacioni Forca e Ligjit një ditë më parë ka goditur familjen Hajri në Shijak duke iu sekuestruar kompleksin “Golden”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!