Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të premte në pikën kufitare të Kapshticës, ku u kapën rreh 50 kilogramë kanabis.
Paraprakisht bëhet me dije se gjatë kontrollit në doganë, u konstatua një sasi droge kanabis, dyshohet të jetë rreth 40-50 kg. Burime thonë se droga ishte përshtatur në shasinë e mjetit tip ‘Audi Q7’, ndërsa ka disa persona të shoqëruar në drejtorinë e policisë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë. Në mjetin ku u gjend droga, policia gjeti dhe një arme zjarri.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po bëhen edhe kontrolle në automjete dhe banesat e këtyre personave.
Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.