Policia italiane ka vënë në prang 35 persona në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Breshia. Agjentët kanë bashkëpunuar dhe me policitë e Belgjikës, Gjermanisë, Shqipërisë, Spanjës dhe Rumanisë.
Hetimet kanë zbuluar një biznes prej 8 kilogramë kokaine në muaj për një fitim vjetor prej 2.5 milion eurosh. Akuzat ndaj të arrestuarve janë për trafik ndërkombëtar droge, dhunim personi, grabitje, pengmarrje dhe armëmbajtje. Gjithashtu është arrestuar dhe një karabinier i cili dyshohet se i kalonte informacione sekrete për mbarëvajtjen e hetimeve, organizatës kriminale.
Hetimet fillimisht u përqendruan tek disa shtetas italianë që shpërndanin hashash në zonë dhe më pas u lidhëm me një grup shqiptarësh që importonin kokainë nga Holanda duke ia shitur shumë klientëve, mes të cilëe dhe një trafikant italian nga Bresjia i cili rezultonte i dënuar me dhjetë vjet burg. /abcnews.al