Operacion anti-drogë, sekuestrohen 98 kg kanabis, 3 persona në pranga

schedule16:30 - 12 Maj, 2019

schedule 16:30 - 12 Maj, 2019

Tre persona janë arrestuar dhe 98 kg kanabis janë sekuestruar gjatë dy operacioneve antidrogë në Vlore dhe në Sarandë.

Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, (babë e birë), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjeten  dhe u sekuestruan 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Në Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur bllokimin e një  automjeti tip “Mercedes Benz” në aksin rrugor “Lapardha-Kotë”, ku nga kontrolli i ushtruar në të u gjet një sasi lënde narkotike, me peshë totale 15 kilogramë, e dyshuar e si llojit cannabis sattiva.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit 31 vjeç, banues në fshatin Kotë./ABC News Albania 24/7