Operacion anti drogë në Itali: 17 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

schedule12:02 - 3 Shtator, 2019

schedule 12:02 - 3 Shtator, 2019

Një operacion i madh anti droge i policisë italiane bëri të mundur arrestimin e 17 personave mes të cilëve dhe shqiptarë. Urdhër arrestet u lëshuan me akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së drogës për 25 persona.

Janë 17 personat e arrestuar, pesë nga të cilët janë në burg, 12 në arrest shtëpie dhe 8 ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti, gjatë një operacioni anti drogë nga policia italiane. Operacioni u shtri në zonën e Kietit, ndërsa akuza ndaj tyre është ajo e mbajtjes dhe shpërndarjes së drogës.

Hetimet bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e disa personave, italianë dhë shqiptarë që vepronin në provincat e Kietot, Peskarës dhe Akuila. Agjentët zbatuan urdhër arrestet e lëshuara nga gjykata e Kietit me kërkesë të prokurorit Francesko Testa. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!