OpenAI ka prezantuar Atlas, një shfletues i ri interneti me inteligjencë artificiale të integruar, që pritet të ndryshojë mënyrën e kërkimit dhe përdorimit të informacionit online. Atlas ofron një përvojë të ngjashme me Google Chrome, me funksione si skeda, “incognito”, ruajtje fjalëkalimesh dhe histori kërkimi.
Ndryshe nga shfletuesit e tjerë, ChatGPT është integruar thellësisht në Atlas, duke lejuar përdoruesit të ndërveprojnë me AI-në në çdo faqe, pa nevojën për të kaluar nga një faqe në tjetrën. Përdorimi i një agjenti AI mundëson kërkime, planifikime dhe rezervime të personalizuara, përmes komandave të thjeshta në gjuhë natyrore.
Aktualisht, Atlas është i disponueshëm për kompjuterët Mac dhe për të gjithë përdoruesit e ChatGPT, përfshirë ata me versionin falas. Funksionalitetet e avancuara të AI janë të aksesueshme për abonentët Plus dhe Pro. Nuk ka ende një datë zyrtare për lançimin në Windows, iOS dhe Android./abcnews.al

