“Open Ballkan”, Ruci në “Log.”: Kosova nuk mund të mbajë peng Shqipërinë në politikat rajonale

schedule23:25 - 25 Nëntor, 2021

schedule 23:25 - 25 Nëntor, 2021

Në emisionin “Log.” në ABC është diskutuar mbrëmjen e sotme lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovë për “Ballkanin e Hapur”.

Kosova është një nga shtete e Ballkanit që nuk ka pranuar që të marrë pjesë në iniciativën rajonale mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Për profesor Hektor Rucin, Kosova nuk mund të mbajë peng Shqipërinë në marrëdhëniet Rajonal, por edhe Shqipëria duhet të heq dorë nga sjellja si “prind” për Kosovën.

“Kosova nuk mund të mbajë peng Shqipërinë në marrëdhëniet e saj rajonale. Ose ti marrim për dore dhe tu themi se çfarë të bëjnë. Por askush nuk e kap nga xhaketa dhe të themi jo se mu nuk më pëlqen.” tha Ruci. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!