ONM sugjeroi shkarkimin e prokurorit Besim Hajdarmataj, KPA shtyn për në 3 gusht vendimin

schedule09:13 - 29 Korrik, 2021

schedule 09:13 - 29 Korrik, 2021

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shtyrë për në 3 gusht vendimin për Besim Hajdarmatajn.

Sipas KPA, shtyrja e vendimit është bërë me qëllim vijimin e hetimit, ndërsa u theksuar se është kërkuar dokumentacioni shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kujtojmë se KPK e ka konfirmuar në detyrë Besim Hajdarmatajn, por ka qenë ONM që ka sugjeruar shkarkimin e këtij prokurori nga detyra.

LEXO EDHE:“Përgjegjës për letrën e banjos”, Hajdarmataj rebelohet me “makthin” e prokurorëve: Jam i fyer

Prokurori u konfirmua në detyrë nga KPK më 16 tetorë të këtij viti. Ndërkohë, Komisioneri Publik i bëri apel KPA që të rishikojë vendimin e KPK. Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!