ONM rekomandim komisionerëve publikë për prokurorin Madani

schedule18:07 - 29 Korrik, 2019

schedule 18:07 - 29 Korrik, 2019

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin  Artan Madani.

Në datë 1 korrik trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja kryesues, Genta Tafa Bungo anëtare dhe Pamela Qirko relatore vendosën me shumicë votash konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artan Madani, drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Madani i cili u hetua nga KPK në të tre kriteret rezultoi pa probleme sa i përket figurës dhe aftësive profesionale. Një sërë pyetjesh mbi pasurinë iu bë Madanit nga vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier. Prokurori shpjegoi se apartamenti ishte pasuria e tij e vetme e krijuar mbi burime të ligjshme. Por të ardhurat e deklaruara nuk kanë bindur Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!