“Online duket alamet pjeshke dhe del kungull”, Rama batuta me të rinjtë

schedule14:21 - 15 Janar, 2022

schedule 14:21 - 15 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama ishte sot në ceremoninë për ditëlindjen e 30-të të FRESSH. Para të rinjve socialistë kreu i qeverisë tha mes të tjerash se sot kishte zgjedhur një fjalim ndryshe, duke u fokusuar tek politika si koncept. Ndërkohë, që e cilësoi politikën si të bërë pis, Rama i këshilloi të mos jenë diferentë ndaj saj dhe të mos e lënë vetëm në një grusht politikanësh.

Përveç kësaj, nuk munguan edhe batutat. Në fjalimin përmbyllës kryeministri tha se politika është edhe për “të të bërë çift”.

“Duke uruar që nëse disa kanë ardhur vetëm nga kjo ditë uroj të jenë çift. Dua pse jo, edhe këtë e bën politika, se nuk je në shtëpi duke bërë chat me një profil fallco që është aty si alamet pjeshke e pastaj të del kungull. Por je ballë përballë e shikon në sy edhe pjeshkën edhe kungullin. Besojeni këtë që ju them. Politika është shumë e bukur për ta kaluar jetën pa u prezantuar me të,” tha Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!