TIRANË- Në Gjykatën Penale të Tiranës, mjekët e Onkologjikut u paraqitën këtë të enjte për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas prokurorisë, ata drejtonin pacientët me tumor drejt klinikave private, duke shpërdoruar detyrën.
Njëra prej mjekeve të Onkologjikut, Alketa Pere, e cila akuzohet se orientonte pacientët e sëmurë drejt klinikave private ka hedhur poshtë akuzat.
Ajo theksoi tha se asnjëherë nuk ka orientuar pacientë të prekur nga kanceri drejt klinikave private. Mes tjerash, mjekja u përplas dhe me gazetarët, të cilët sipas saj kanë shtrembëruar fotot e saj dhe nuk kanë respektuar etikën.
Më tej, mjekja Pere theksoi se do vazhdojë të shkojë tek spitali Onkologjik duke pretenduar se nuk është e përfshirë në rastin konkret.
“Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam e pafajshme. Duhet të ndryshojë struktura, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur “rrugëtimi”. Duhet që çdo njeri në qelizë ta dijë rrugëtimin e pacientit neoplazik deri në fund. Në spitalin tonë s’ka shkelje, mund të jetë dikush që mund ti orientojë në spitale private. Por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush ika drejtuar pacientët në privat. Unë përfaqësoj veten time. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha. Nuk jam e shkarkuar. Do vazhdoj të shkoj, kush je ti ti ore? Ti nuk je askushi!”, tha ajo.