Onkologjiku, lihen në fuqi masat/ “Arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi dhe farmacistin Florian Marku

schedule12:24 - 27 Qershor, 2024

schedule 12:24 - 27 Qershor, 2024

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private.

Sipas Prokurorisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë “shpërdoruar detyrën”. Sipas dosjes, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Në dosje theksohet se pasi pacientët merrnin programin e plotë për kurën e tumoreve dhe medikamentet siguroheshin nga shteti, mjekët ndërhynin duke programuar që një pjesë e kurës të blihej jashtë spitalit dhe konkretisht në dy farmaci private.

Një nga medikamentet për kimio që duhej blerë në farmaci kushton nga 250 Euro deri në 1500 euro flakoni.

Në komunikime të tjera kuptohet që brenda farmacisë spitalore, mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërheqë medikament dhe pse nuk është radha e tij për kurim por në listën e pritjes është një person tjetër.

Mjeku Edmond Gashi, duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, orienton pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.

Teksa mbërriti në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Gashi para gazetarëve u shpreh se “Unë bëj vetëm punën zotëri”.

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”:

  1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT)
  2. Florian Marku- administrator i farmacisë “Flori Farma”

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”:

  1. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin Onkologjik)
  2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT)
  4. Halil Gashi

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!