“One stop shop” për lejet e ndërtimit/ Kuvendi miraton në parim projektligjin për zhvillimin e territorit

schedule13:58 - 16 Prill, 2024

schedule 13:58 - 16 Prill, 2024

SHQIPËRI– Lejet e ndërtimit tashmë do të mund të merren në një sportel duke shkurtuar kohë e procedura.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi në parim projektligjin Për Zhvillimin e territorit vetëm me votat e mazhorancës.

Zv.ministrja e infrastrukturës Enkeljda Muça sqaroi se ndryshimet në ligj synojnë rritjen e transparencës  në dhënien e lejeve të ndërtimit

Sipas zv.ministres në draft është parashikuar unifikim i procedurave edhe me këshillin kombëtar të ujit.

Në projektligj propozohet aplikimi i procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e aplikimeve, për investime strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!