One Albania feston arritjet e punonjësve & talenteve në një ceremoni mirënjohjeje

schedule17:46 - 24 Maj, 2024

schedule 17:46 - 24 Maj, 2024

Vlerësimi i asetit më të çmuar të çdo biznesi, punonjësit e përkushtuar dhe talentuar, ishte epiqendra e eventit që mbajti lideri i telekomunikacionit shqiptar, One Albania. Në një ceremoni kushtuar mirënjohjes dhe promovimit të ekspertëve, One Albania materializoi zotimin e saj për të shpërblyer punonjësit përmes programeve fuqizuese.

Gjatë këtij eventi të ftuarit dhe punonjësit theksuan veçantinë e programit të One Albania kushtuar njohjes së kontributeve të profesionistëve të saj.

Mikpritësja e këtij aktiviteti, Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive, njëkohësisht edhe Shefja e Burimeve Njerëzore, Irida Bonati, shprehu angazhimin e kompanisë për të çmuar dhe ushqyer ekspertizën brenda ekipit të One Albania.

Një përshëndetje e veçantë për evenimentin erdhi nga Ibolya Gothárdi, Drejtuese e HR e 4iG Group, e cila përforcoi synimin e vazhdueshëm të Grupit për të fuqizuar talentet dhe stafin e tij në të gjithë Evropën.

Dy pjesëmarrës nga programi LevelUP ndanë përvojën e tyre dhe vlerësimin për mundësitë e ofruara nga One Albania.

Aktiviteti kulmoi me dhënien e certifikatave për punonjësit e talentuar. Drejtori Ekzekutiv i One Albanias Brano Xhuroviç ka shpërndarë certifikatat, duke nderuar përkushtimin dhe punën e palodhur të punonjësve të përzgjedhur. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!