Andre Onana është rikthyer të flasë për racizmin. Portieri i Ajax, zbuloi kohë më parë se ishte afër kalimit në Serie A, por ngjyra e lëkurës ndikoi që akordi final të mos arrihej. 24-vjeçari kanë re disa herë pre e koreve raciste, sidomos në ndeshjet që “Harkëtarët” luajnë jashtë fushe.
“Racizmi është gjithmonë prezent, sa herë që dal jashtë shtëpisë përballem me këtë fenomen. E kam provuar nga afër, racizmi është bërë diçka e zakonshme, sidomos kur luajmë jashtë fushe me Ajax“, deklaron portieri afrikan për Goal. Gjithsesi, Onana është i fortë psikologjikisht dhe ka marrë një vendim.
“Për fat të mirë, kam vendosur të mos flas shumë për të. Mundohem të ndryshoj temë sa herë bie fjala te racizmi. E kam ndarë mendjen, racizmi nuk do ndikojë dhe nuk do më mposhtë kurrë. Ky fenomen është katastrofik, është shumë i pranishëm në futboll dhe nuk do të zhduket“, thekson Onana. /abcnews.al