Prej kohësh tashmë po aludohet për largimin e “gardianit” kamerunas të portës, Andre Onana nga “zikaltërit” e Inter, me 27-vjeçarin, që është kthyer objektivin e shumë “gjigandëve” evropianë, pas sezonit të shkëlqyer të zhvilluar me italianët.
Fillimisht Inter kishte si objektiv kryesor 26-vjeçarin e Empoli, Guglielmo Vicario, mirëpo ky i fundit u transferua ditën e sotme drejt “londinezëve” të Tottenham në Premier League, për 19 milionë euro.
Në të tilla pozita, Drejtori sportiv i “zikaltërve”, Beppe Marotta ka gjetur 2 emra të tjerë për portën, së pari talentin gjeorgjian të Valencia, Giorgi Mamardashvili e në rast se drejtuesit kërkojnë “eksperiencë”, në “listë” është zvicerani i Bayern Munich, Yann Sommer. /i.m /abcnews.al