Onana drejt Manchester United, Inter piketon tre “veteranë” për portën

schedule12:30 - 26 Qershor, 2023

schedule 12:30 - 26 Qershor, 2023

Negociatat mes Interit dhe Manchester United për Andre Onana po vazhdojnë dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, në 50 milionë euro plus bonuse, marrëveshja mund të përfundojë.

Në atë moment, zikaltërit mund të ndajnë të ardhurat për blerjen e Romelu Lukakut nga chelsea, duke zgjedhur kështu të fokusohen te një portier me përvojë, i cili nuk përfshin ekzagjërime nga pikëpamja e vlerës së kartonit.

Yann Sommer është njëri prej tyre, portieri zvicerian që Bayern Munich mund ta lërë të shkojë. Hugo Lloris është i dyti që pritet të largohet pas ardhjes së italianit Vicario. Dhe i fundit është Keylor Navas, i freskët nga huazimi i tij në Nottingham Forest dhe i kthyer tashmë te PSG./h.ll/abcnews.al