Omicron tek fëmijët, mjekja: Simptomat janë të lehta, kemi një ulje të të infektuarve

schedule13:18 - 8 Shkurt, 2022

schedule 13:18 - 8 Shkurt, 2022

Fëmijët janë një ndër grupmoshat që kanë qenë dhe më të prekur nga përhapja e variantit të ri Omicron në vendin tonë.

Mjekia pediatre, Valbona Tabaku në një intervistë të dhënë për ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me numrin e fëmijëve të infektuar me Covid gjatë kësaj periudhe në vendin tonë.

Tabaku ndër të tjera ka theksuar se fatmirësisht java e parë e shkurtit ka shënuar një ulje të numrit të fëmijëve të infektuar me Coivd, duke theksuar se dhe në rastet që ato paraqiten simptomat janë të lehta.

“Fluksi më i madh i fëmijëve të infektuar me Covid ose me virozat e stinës ka qenë në dhjetor dhe në janar, ndërsa java e parë e shkurtit duket se ka shënuar një ulje të fluksit të fëmijëve. Kjo javë është një periudhë qetësie, por vijojnë të kemi fëmijë të infektuar me Covid. Fëmijët kanë një temperaturë nga 37 e gjys në 38, kollë dhe kanë një periudhë më të shkurtër të zgjatjes të sëmundjes”, ka thënë mjekja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!