Me variantin Omicron të Covid-it “Vlerësohet se rreziku i riinfektimit është rritur me 18 herë.”
Kështu deklaroi Anna Teresa Palamara, drejtoreshë e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Lartë të Shëndetësisë.
Ajo komentoi monitorimin javor të ecurisë së epidemisë në Itali.
“Riinfeksionet janë në rritje dhe kanë tejkaluar 6% të totalit të infeksioneve. Fatmirësisht rastet e infeksionit nuk shoqërohen me sëmundje serioze”, shtoi ajo./abcnews.al/