Omicron rrit frikshëm rastet me COVID në Tiranë, zonat më te prekura nga vala e re

schedule18:41 - 14 Janar, 2022

schedule 18:41 - 14 Janar, 2022

Varianti i ri i COVID, Omicron ka shënuar rekord infektimesh ne vendin tonë. Një rritje të menjëhershme të rasteve ka shënuar kryeqyteti, i cili vijon të mbajë numrin më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, krahasuar me zonat e tjera.

Në 24 orët e fundit në Tiranë janë shënuar 1120 të infektuar. Pas Tiranës, sipas ministrisë së Shëndetësisë, numrin më të lartë të infektuarve e ka Durrësi.

Rastet për 24 orët e fundit sipas bashkive: 1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos.

Lexo edhe: Rekord infektimesh me COVID, 2179 të prekur në 24 orë në vend, 7 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 7626 testime janë shënuar 2179 qytetarë të infektuar me COVID në të gjithë vendin, duke shënuar rekordin e rradhës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!