Omicron mund të përbëjë 80% të rasteve deri në fund të vitit në Portugali

schedule08:58 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 08:58 - 18 Dhjetor, 2021

Duke u bazuar në të dhënat e deri tanishme, Omicron mund të përbëjë 80% të rasteve në Portugali. Prevalenca aktuale e Omicron në Portugali është rreth 20%, tha Ministrja e Shëndetësisë Marta Temido në një konferencë për shtyp.

Deri në fund të vitit, numri i të infektuarve me Omicron mund të shkojë 50 deri në 80%. Vendi, i cili ka një nga normat më të larta të vaksinimit kundër COVID-19, regjistroi 5,800 raste të reja të mërkurën, numri më i lartë ditor që nga fillimi i shkurtit. Megjithatë numri i viktimave dhe shtrimeve në spital, mbetet në nivele të ulëta.

Qeveria nuk ka vendosur masa të reja deri më tani, por ka urdhëruar qytetarët të mbajnë maska, të vaksinohen dhe ka shtuar kontrollet kufitare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!