Omicron ka të ngjarë të bëhet varianti dominues në Australi

schedule08:43 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 08:43 - 15 Dhjetor, 2021

Doza e tretë përforcuese do të jetë e nevojshme për tu mbrojtur kundër variantit Omicron, ndërsa ky variant ka të ngjarë të bëhet lloji dominues në Australi, sipas virologëve të institutit Kirby. Të dhënat e reja nga Instituti Kirby vijnë pasi numri i rasteve me Covid-19 në Uellsin e Ri Jugor shënoi sërish rritje të mërkurën përkatësisht  1,360 raste, 25 prej të cilave ishin të infektuar me Omicron.

Studiuesit thanë gjithashtu se dozat  përforcuese të Covid mund të kërkohen çdo gjashtë muaj për të mbrojtur kundër variantit. Virologët nga Instituti Kirby prezantuan të dhëna të reja të mërkurën, duke përfshirë  të  vaksinuarit plotësisht,  ata që ishin shëruar nga virusi, por ishin të pavaksinuar dhe ata që ishin shëruar nga virusi dhe gjithashtu kishin marrë të dyja dozat e vaksinave.

/abcnews.al