Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë

schedule21:27 - 21 Gusht, 2020

schedule 21:27 - 21 Gusht, 2020

Aktorja e njohur, Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë. Gixhari ka postuar në Instastory një fotografi trëndafilash të bardhë, ku shkruan: 21/8/2020, duke zbuluar kështu se ka sjellë në jetë djalin e saj.

Një ditë më parë, aktorja ndau me ndjekësit dhe përgatitjet e fundit që po bënte, duke treguar emocionet që ka përjetuar, ndërsa i dedikoi disa fjalë të ëmbla për të voglin e saj.

“Kurrë më parë valixhe më të bukur nuk kam përgatitur! Mezi presim të t’kemi në krahët tona i vogli im. Mami dhe babi po çmenden nga lumturia.“, shkruante aktorja. /abcnews.al/