Olsi Rama: Hasani i bën punë çdo ekipi! Batha? E pafalshme ajo që bëri

schedule23:45 - 23 Janar, 2021

schedule 23:45 - 23 Janar, 2021

Olsi Rama, drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, foli për zërat e fundit të merkatos, ku sigurisht ishte në fokus sulmuesi Ferhan Hasani. Objektivi titull, gjykimi në derbin me Tiranën dhe një gjest i Idriz Bathës ishin gjithashtu në vëmendjen e Ramës.

“Hasani është një nga lojtarët më të mirë shqiptarë në qarkullim. Unë kam një marrëdhënie miqësore dhe sa herë vjen në Tiranë takohemi dhe bëjmë çdo lloj muhabeti, përfshirë edhe futbollin. Pashë edhe fotografitë dhe nuk u fsheha fare, pasi isha në mes të bllokut dhe takova dy miq të mirë nga Maqedonia e Veriut. Hasani do të përforconte jo vetëm Partizanin, por edhe ekipe më të mira.”

“Titulli? Dua të vë në dukje një deklaratë timen, që kam bërë në fund të kampionatin e kaluar. Kemi pasur dy ndeshje me Bylisin dhe Vllazninë dhe që aty çaluam deri në fund të kampionatit. Tirana në derbi ishte rreth 8 pikë larg dhe në kampionatin tonë 9 pikë tani nuk janë shumë. Dua të ndërroj vendin me Vllazninë, por jo lojtarët tanë me ata të Vllaznisë”.

“Gjykimi në derbi? Dua t’i mbështes arbitrat gjithmonë. Derbi kishte probleme, por nuk ndikoi në rezultat. Kam parasysh kartonin e kuq të Bardhit apo penalltinë e Melos. Këto momente kapin mat arbitrat. Ishin gjyqtarët më të mirë të Superiores, kam respekt për Jorgjin dhe Metën.

Siç na bëjnë neve kritika ashtu edhe ne bëjmë kritika ndaj gjyqtarëve, në mënyrë që të përmirësohen akoma më shumë. Penalltia e Melos ishte njësoj si ajo e Liverpool në Angli. Kujtoj këtu edhe penalltinë kundër që kemi marrë ndaj Kukësit. Lojtari gjuajti topin e më pas u përplas me portierin dhe për këtë u vendos penallti”.

“Ofendimi i kapitenit të Tiranës? Bardhi dhe Batha morën kartonin e parë të verdhë, të dy njësoj. Batha e mori kartonin për reagimin që bëri ndaj lojtarit tonë dhe ky rast duhej ndëshkuar me karton të kuq. Kartonin e dytë të verdhë e mori për ofendim dhe jo për faullin. Nuk është aspak e hijshme për Bathën që ka luajtur me Partizanin të ofendojë stolin e Partizanit. Është e pafalshme për një lojtar si ai që të bëjë këto gjeste”, është shprehur Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!