Aktori i humorit Olsi Bylyku prej disa kohësh është bërë pjesë e TV Klan, ku sëbashku me Besart Kallakun dhe Erion Isain moderojnë rubrikën “BE Coffee” në “E Diela Shqiptare”.
I ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë, ai ka pranuar se nuk paguhet njësoj si Besi dhe Erioni.
“Njësoj nuk paguhemi sepse përveç se Besi me Erionin e morën shumë përpara meje këtë risk që të largohen dhe të rrinë në një pozicion të gjatë duke studiuar për këtë emision, ata kanë enefite më të mëdha nga ana monetare. Edhe unë me kalimin e sezoneve në BE Coffe do ndryshojë komplet pagesa. Unë erdha dhe bëra punën time”, tha Olsi.
Olsi Bylyku u bë i njohur nga “Portokallia” me rolin e Kimikatit. Megjithatë, ai ka treguar se edhe pas largimit nga emisioni i humorit ka të njëjtën influencë te publiku. Gjithashtu është me miqtë e tij më të mirë.
“Shqyr Zotit vazhdoj të jem po njëlloj me influencën në publik, por të paktën kam akoma miqtë e mi që punoj gjithnjë me Erionin, Besin dhe Vangjon. Mendoj këtë që sido që të kenë shkuar punët, kam miqtë e mi”, tha Olsi./abcnews.al