Olsi Bylyku humb njeriun e shtrenjtë: Gëzoji engjëjt siç na gëzoje ne

schedule12:25 - 25 Gusht, 2022

schedule 12:25 - 25 Gusht, 2022

Aktori i njohur, Olsi Bylyku ka humbur gjyshen e tij. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale. Olsi ka ndarë në Instagram një status ku shkruan: “Veç gëzim na dhe o Ije dhe kurrë në jetë nuk të harrojmë. Qofsh e xhehnetit dhe tani gëzoji engjëjt siç na gëzoje ne me çdo batutë tënden.”

Ndërkohë, kujtojmë që sa i përket jetës personale, Olsi ka qenë së fundmi i angazhuar në xhirimet e një filmi të ri. Ishte partnerja e tij, Egli tako, e cila zbuloi projektin e tij. “Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,” shkroi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!