Sagës së gjetjes të një portieri të ri, te Bayern Munich i erdhi fundit, me “bavarezët”, që nënshkruan ditën e sotme, me veteranin e portës së Borussia Monchengladbach dhe Zvicrës, Yann Sommer.
Blerjen më të re nga “të kuqtë” e ka përshëndetur dhe CEO i Bayern, Oliver Kahn, i cili e ka konsideruar Sommer si një përforcim të vlefshëm, që ka gjithçka që duhet për të kontribuar në një sukses të “bavarezëve”.
“Yann Sommer është një përforcim i vlefshëm për ne pasi ai ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe gjithashtu ka njohur Bundesligën për shumë vite. Ai ka gjithçka që ai ka nevojë që ai të kontribuojë menjëherë në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me të”,- është shpreh Kahn, në fjalën e tij përshëndetëse. /i.m /abcnews.al