Oliver Kahn do të shkarkohet së shpejti, disa vendime do t’i kushtojnë shtrenjtë klubit

schedule19:39 - 24 Prill, 2023

schedule 19:39 - 24 Prill, 2023

Bayerni u eliminua nga Manchester City në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa i dhanë lamtmirë dhe  Kupës së Gjermanisë, duke u mundur nga Freiburg (1:2).

Bayern shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann më shumë se një muaj më parë dhe e zëvendësoi atë me Thomas Tuchel. Ky ndryshim nuk dha rezultatet e dëshiruara, pasi Bayerni humbi vendin e parë në tabelën e Bundesligës pesë raunde para përfundimit të kampionatit.

Kahn zëvendësoi Karl-Heinz Rummenigge si CEO i Bayern në 2021

“Kahn mund të shkarkohet që më 22 maj, por Hasan Salihamidzic do të mbetet drejtor sportiv i klubit. Kahn është fajtori më i madh për rezultatet e këqija, sepse ai është i parë që vendos për gjithçka. Ai vendosi të zëvendësojë trajnerin dhe të sjellë lojtarët. Drejtuesit e klubit do të diskutojnë edhe Salihamidzic, por i vetmi zyrtar që është në rrezik të madh është Kahn”, thonë Bild dhe Sky Germany.

Mediat gjermane pretendojnë se Bayern planifikon të rinovojë skuadrën në fund të sezonit.

“Serge Gnabry dhe Sadio Mane sigurisht që do të largohen nga Bayerni dhe nuk është e pamundur që të largohet  edhe Thomas Müller, i cili është një nga simbolet e Bayernit. Tuchel do të mbetet trajner i Bayernit edhe pse ka rezultate të këqija”, shkruan media gjermane. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!